LAJMI FUNDIT: Merret Vendimi i ri nga Gjermania, Fut në Listën e Zezë këto Shtete…


Vetëm një vend i vogël në Evropën Veriore do të mbetet ende “pa rreziqe” për Gjermaninë. Fjala është për Estoninë në Baltik, me 1.3 milion banorët e saj.

Për shkak të rritjes dramatike të numrit të infeksioneve me koronavirus, Qeveria Gjermane ka klasifikuar tetë vende të tjera evropiane si Kroacia, Hungaria dhe Bullgaria si zona me pasiguri nga e diela, shkruan srf.ch.

Austria dhe Italia janë pothuajse plotësisht në listën e pasigurise si dhe disa rajone në gjashtë vende të tjera të BE-së, njofton Instituti Robert Koch.

Zvicra që nuk është anëtare e BE-së gjithashtu është shpallur zonë pasigurie paraprakisht.

Prej 26 vendetve të BE-së, përveç Gjermanisë, 17 sosh që nga e diela do të preken plotësisht ndërsa 8 të tjera, pjesërisht, nga masat që merr Gjermania për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Pas gjithë këtyre masave mbrojtëse, vetëm një vend i vogël në Evropën Veriore do të mbetet ende “pa rreziqe” për Gjermaninë.

Fjala është për Estoninë në Baltik, me 1.3 milion banorët e saj.