LAJMI I FUNDIT/ Zvicra prezanton Masat e Reja, Ja çfarë duhet të dini


Nga fundjava e ardhshme, nuk do të ketë më trena dhe autobusë gjatë natës deri në një njoftim tjetër, njofton srf.ch.

Kompanitë e transportit do të mbyllin linjat e tyre të natës nga ora 23:00 për shkak të “orarit të shtetrrethimit” që është tashmë në fuqi në pothuaj të gjitha veprimtaritë në Zvicër, në lidhje me koronën.

SBB, Zyra Federale e Transportit (BAV) dhe PostBus kanë njoftuar të martën (sot) pezullimin e rrjetit të natës p. Ky hap zhvillohet në koordinim me BAV dhe kantonet, transmeton albinfo.ch.Linjat e natës, si sektor i veçantë, kanë funksionuar gjatë gjithë natës, për të lidhur qytete dhe aglomeracione të shumta, nga e premtja në të shtunë dhe nga e shtuna në të dielë. Ato i kanë shërbyer të shumtën të rinjve që dalin në fundjavë në lokale nate dhe argëtimi, shkruan albinfo.ch. Por, nga fundjava e datës 6./7. nëntor, këto linja ndërpriten.

Megjithatë, linjat e rregullta të mbrëmjes së vonë do të jenë akoma në funksion.

Kompanitë e transportit arsyetojnë pezullimin me “orën policore” nga ora 23:00, e cila zbatohet në të gjithë Zvicrën për të frenuar koronavirusin. “Si rezultat, nuk ka më kërkesë për për jetë nate” thuhet në njoftim.

Disa rrjete të natës si Moonliner dhe Nachtstern tashmë kanë pushuar së funksionuari, përcjell albinfo.ch. Të tjerët – si rrjeti i natës ZVV – nuk ishin më operacionale pas valës së parë të koronës.

Se kur trenat dhe autobusët lejohen të qarkullojnë përsëri në linjat e natës, sipas kompanive, varet nga udhëzimet e Këshillit Federal për “orën policore2 dhe jetën e natës.