Lladrovci takon ‘urgjent’ Shpend Ahmetin, ia përmend lojën guxhas dhe pitpitak


Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar ‘urgjentisht’ kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Lladrovci shkruan:

Sonte e takova Kryetarin e Prishtinës, Shpendin, mikun tim, dhe ishte rast ta trajtojmë në shpejtësi çështjen e taksës për parking.

Pagesa për autostradën që i takojnë Drenasit, do të mund të bëhej në Golesh, do të vlente edhe për një lojë guxhas ose pitpitak, si dhe për parkim dyorësh te Stadiumi nacional.

Për pengesa, ia kemi marrë dorën moti!