“Masi t’cofë uki krejt shkojnë e ja matin gojën me pllomë”.

“General Kermabon, Mersi pour rian – General de Kermabon – Thank you for nothing!

Kur “erdhi” Eulex (realisht shumica dërmuese e nëpunësve ishin këtu po të njëjtit nëpunës të Unmikut nga Shtylla e II dhe IV), me premtimin pompoz që “krímínelët duhet t’i fríkësohen EULEX’it”, sidomos “peshqit e mëdhenj”, maksimë të cilën e përsëriste me çallëm kryeprokurori i parë, z. Theo Jacobs, e pastaj edhe z. Johannes van Vresweejk (i cili e zëvendsoi z. Jacobs) dhe të gjithë të tjerët pastaj me radhë.

Një kohë madje filluat të merreni me mua (e jo me krímínelët), sepse unë kërkoja publikisht (nga Kuvendi) që ju (EULEX’i) ta l uftoni krímin për çka merrnit rroga goxha të majme, shumë ma shumë që soji juaj mund të merrte në vendet e juaja të orígjínës.

Sidomos filluat të më qitni kokëdhímbje nga atëherë kur shefit të parë të EULEX’it, z. Yves de Kermabon, iu drejtova nga foltorja e Kuvendit, me “falemderit për asgjë!!!”.
Sepse pati bërē asgjë, ashtu sikurse të gjithë pasuesit e tij.

Po t’i kryenit ju punët për çka paguheshit shumë ma shumë se në vendet e juaja të orígjínës, ne tashti nuk do të kishim nevojë për Gjykatën Speciale.
E tashti na shtini “p ordha”, moni amoni ju qoftë se nuk jemi aq naivë.

Interesat e juve personale dhe l uftën e brendshme mos na shtini si l uftë parimore”.