Mbrëmë (hajr ishalla) e kam parë ëndërr Isa Mustafën, dukej identik si Gipa

Kimete Berisha tha:

1. Vetëvendosja i fiton zgjedhjet.

2.Avdullah Hoti përveç që është shumë i rrezikshëm, dhe nuk ia di hallin vetes, është edhe i paditur, sepse mendon që Kosova duhet të jetë kundër Lindjes.

3. Valdete! Ti s’je Kasandra, Ti je rast më i rëndë: ‘As s’e flet të vërtetën, as s’të beson kush’. Ti je diçka si ‘pozorište u kuči’.

4.E unë, po ua tregoj të vërtetën: Mbrëmë (hajr ishalla) e kam parë ëndërr Isa Mustafën, dukej identik si Gipa, me pantallona të kuq. Më tha: ‘Punët i ke shumë keq, veç unë do të të ndihmoj falas’.
Pastaj më ftoi në një aventurë. (Ju informoj se nuk shkova).

S’di a ju kujtohet, ju pata njoftuar me kohë: Para se të zbulohet afera PRONTO, e pata parë ëndërr Adem Grabovcin, si ish çu lugat diqysh. P.S. 90.

Ç’fitova nga të gjith’ andrallat? Hiç! Dhe nga mundimet e vërdallat? Hiç! Sa para bën se sot jam Yll e Dritë Kur shuhem nesër, shkoj me prrallat? Hiç! (Strofa e fundit e ‘Rubairat’- Omar Khayyam)