Memli Krasniqi “dridhë” BE-në me kërkesën e fundit qe ja bëri për Kosovën!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar sot me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Susanne Schütz dhe Ambasadorin, Jorn Rohde.Krasniqi ka bërë të ditur në takimin e mbajtur sot kanë folur për nevojën e një perspektive të qartë euroatlantike për Kosovën dhe janë pajtuar se për këtë duhet një përpjekje e shtuar nga të gjithë.

Po ashtu ai ka thënë së Gjermania është mbështetëse për libera.lizimin e vizave për Kosovën dhe BE sa më parë duhet ta përmbushë premtimin karshi qytetarëve tanë.Postimi i plotë:

“Me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Susanne Schütz, dhe me Ambasadorin Jörg Rohde, folëm sot për nevojën e një per.spek.tive të qartë euroatlantike për Kosovën, dhe u pajtuam se për këtë duhet një përpjekje e shtuar nga të gjithë.Gjermania është mbështetëse për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ne i jemi mirënjohës.

Por, BE sa më parë duhet ta përm.bushë premtimin karshi qytetarëve tanë. Kosova bes.on në vlerat evropiane dhe integrimi në BE është alternativa jonë e vetme. Ne jemi të lumtur dhe krenarë që në rrugën tonë të shtetformimit, zhvillimit dhe integrimit kemi një aleat të rëndësishëm si Gjermania.”