Mërgimtarët po vijnë, Ja sa Aeroplanë aterojnë sot në Prishtinë

Diaspora ka nisur të vijë me të madhe këtë verë në Kosovë. Përveç ardhjes së tyre me automjete, shumë nga ta po e shfrytëzojnë Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.

Vetëm sot në pistën e aeroportit në Prishtinë pritet të aterojnë rreth 50 aeroplanë nga vende të ndryshme të botës ndërsa edhe 20 të tjerë planifikohet të zbresin deri të shtunën në ora 09:00, transmeton IndeksOnline.

Kompanitë kanë shtuar dukshëm linjat ajrore për shkak të kërkesës së jashtëzakonshme për të udhëtuar drejt Kosovës.

Pasi vitin e kaluar shumë mërgimtarë kishin hezituar të vijnë në Kosovë për shkak të pandemisë COVID-19, këtë verë ata nuk po mendojnë dy herë për t’i kaluar pushimet në vendlindje.