Milaim Zeka: ”Nëse Kokaj e nis raketën, unë në vend të bukës kam me nis me hangër bagla të kalit”


Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pasi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj deklaroi se gjatë qeverisjes së Albin Kurti ai do ta nisë një raketë për hapësirë. Zeka ka thënë se deputeti Kokaj është një fizikant i mirë por politikan i dobët. Ai gjithashtu ka thënë se Kokaj nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Madje Zeka ka dhënë një premtim publik nëse Kokaj e nis raketën.

“Në lëshon ai raketë unë në vend të bukës kam me nis me hangër bagla të kalit”, tha Zeka.