Molliqaj për Kurtin: Dikur thoshte “shko Hashim”, e sot paska dalë kinse në mbrojtje të tij


Kryetari i Partisë Social Demokratike, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër, liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, për ato që i tha sot në konferencën, e ka quajtur hipokrit.

Molliqaj e ka quajtur hipokrizi atë çfarë, lideri i VV’së, Albin Kurti tha sot në konferencë për media.

Ai ka thënë se Kurti dy javë kishte heshtur, ndërsa kishte nxitur “piunët” e tij kundër UÇK’së.

Ndërsa ia ka kujtuar Kurtit fjalin e famshme kur i thoshte ish-presidentit dhe ish-drejtuesit të UÇK-së “shko Hashim”.

Vlen të theksohet se sot, Kurti ka mbajtur një konferencë për shtyp, duke i dalur në mbrojtje të gjithë krerëve të UÇK’së të akuzuar nga Gjykata Specilae.