Momenti kur luani futet në tendën e dy burrave që po bënin ‘kamping’ në një park në Afrikë (Video)

Ky është momenti kur një luan kurioz futet në tendën e një burri, dhe vodhi sendet e tij, derisa ai bënte kamping në një park të jetës së egër në Afrikë.Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, Robert Hofmeyer, 43-vjeç dhe kunati i tij, Andy Caldwell, 39-vjeç, po planifikonin të filmonin lindjen e diellit, në Parkun Transfrontier Kgalagadi, Botsvana, kur ata u ndërprenë nga një luan.

Të dy më pas hyrën shpejt në makinën e tyre, për ta parë nga larg, derisa kafsha ishte brenda tendës së tyre, rreth orës 6 të mëngjesit të enjten, më 1 korrik.

Derisa kafsha gërmon brenda strehës së tyre, ata tentuan ta largojnë nga aty, duke i rënë borisë.

Pasi kreu ‘kërkimin’ e tij, luani shihet me jastëkun blu të Andit, para se të zhdukej në errësirë. Disa momente, ai kthehej prap në tendë dhe sillet përreth.