“Ne jemi “afrikanët” e Ballkanit sipas Grenellit, andaj nuk meritojmë reciprocitet e barazi!”

Kimete Berisha tha:

“Përtej Amerikës është i bindur se edhe shqiptarët janë dhe duhet të jenë inferiorë ndaj serbëve, prandaj për shqiptarët ‘s’ka reciprocitet’, s’ka barazi.
Ne jemi ‘afrikanët’ e Ballkanit sipas Richard Grenellit, prandaj nuk meritojmë reciprocitet e barazi.
Për shqiptarët, sipas Trump, ka veç Serbi dhe shqiptarë që i tallë Richard Grenell.

Sepse ne nuk meritojmë barazi.
Meritojmë veç të vegjetojmë dhe të frikësohemi nga i dërguari për shpërndarjen e frikës dhe kaosit në Kosovë, Richard Grenell.
Nëse nuk pranojmë të jemi të ‘pabarabartë’ me serbët na e marrin Lirinë, Lirinë e Robit.
Richard Grenelli ka vendosur që Ne shqiptarët të mos jemi të barabartë me Serbinë.
Me këtë vendim superioriteti mes popujve (në këtë rast besoj shkaku i fesë Grenell s’na konsideron të barabartë).

Richard Grenell as neve s’na la të marrim frymë qe 1 vjet, duke i detyruar shqiptarët të vendosin shpejt e shpejt ta ndajnë Kosovën në favor të Serbisë.
Ose ndajeni Kosovën, ose ua marrim Lirinë.
A po doni Liri a Kosovë?

Ne jemi gjallë, por dashurinë time për Amerikën e tronditi çizmja e Richard Grenell.
Aq shumë sa me më zënë nata ‘atje’ s’di a isha çu e gjallë n’sabah.
Mjafton 3 Grenella dhe krejt dashuria kthehet në neveri’.