“Nëse na thojnë amerikanët me u bashku, ne nuk ju them jo, e bëjmë bashkimin sa ora!”

Azem Vllasi:

“Veriu i Mitrovicës, ai teritor për shkak të Trepçës, sidomos për shkak të resursit të Ujmanit duhet me u mbrojtë pa asnjë alternativë tjetër; duhet me ditë se përgjatë gjithë historisë, mes shteteve janë bërë tollovi të mëdha, sepse kanë qenë në pyetje resurset e mëdha të ujit, kanë qenë në pyetje burimet ujore, në rastin konkret siç është burimi jetik për Kosovën, Liqeni i Ujmanit!
Prandaj, Ujimani dhe atë pjesë të teritorit, që është kufiri ekzistues i Kosovës duhet të mbrohet, të mbrohet në secilën mënyrë, se, me mbetë ajo pjesë e Kosovës e cila teritorialisht është pak, por nuk është këtu fjala sa është hapësira e teritorit, por është në pyetje resursi i ujit dhe resursi i Trepçës!

Andaj, ai kufi nuk guxon në asnjë mënyrë të preket! Tani bashkimi kombëtar, Kosova me Shqipërinë! Unë këtë e shoh si proces, një shkrirje reciproke, e jo hajde po dalim në referendum; kjo nuk bën se, këtë punë nuk mundemi me e bë na, as mund me e bë as Shqipëria, këtë e bëjnë fuqitë, e bën Amerika, e bën Gjermania, Franca, Britania! Ne nuk guxojmë me ju hy disa telsheve pa nevojë dhe pa kërku një gjë të tillë askush nga nesh!

Kjo është punë e Amerikës, është punë e Gjermanisë është punë e aleatëve tanë; ky lloj bashkimi nuk bëhet kështu, sepse një lloj bashkimi si ky na shtin në telashe sa të duash; ne duhet të vazhdojmë të kemi rasporte të mira me shtetet kryesore perendimore që e kanë ndihmu formimin e shtetit të Kosovës, e kanë pranuar dhe po e ndihmojnë!
Kështu, nëse na thojnë amerikanët me u bashku, ne nuk ju them jo, e bëjm bashkimi sa ora!Nëse ata na thonë mos e prekni çështjen e kufive, ne duhet me i dëgju!”.

Liza B gazetare në A news24