O i madhi Bac! Hashimi, Ramushi, Kadriu e shokët tu janë bë milionerë!

Kimete Berisha tha:

1. Bac, ne nuk jemi mirë.

2. Hashimi, Ramushi, Kadriu e shokët t’u janë bë milionerë

3. Hashimi qe 10-të vjet takohet tinëz me ministrin e Millosheviqit

Bac, ne nuk mund ta kuptojmë se si ka mundur Hashim Thaçi të jetë i gatshëm ta jep jetë për Kosovën, kur sot po don me dhonë Kosovën për jetën e tij.

Familjen Jashari e lan vetëm

Liria asnjëherë më nuk është dukur e bukur, përveç atë ditë kur ka ‘zbritur’ në Kosovë.

E shëmtuan komandantën. E vodhën, e rrjepën, e kepërdorën, bën tregti me të, derisa ia ulën çmimin për

toke.

Unë s’di të ndjehem si dikush, krenare.

S’di çka është ajo ndjenjë.

Çka i ndihmon zemrës krenaria?

Si mund të ndjehesh krenare me sakrificën e tjetrit.

Kisha pas qejf me ju ble nga një palë patika të reja, Nike keni qejf Ju të ritë, patika të shtrenjta si ato të fëmijëve të komandantëve milionerë.

Ua kisha ble nga një akullore dhe ju kisha çu në kinema me pa filmin ‘Jeta është e bukur’;

Dua të dëgjoj veç mirë për Ju, anipse më nuk më gëzojnë as lajmet e mira për veten time.

Ju shikoj me bisht të syrit, sepse duhet m’i pas dy zemra me ju shiku me dy sy…dhe Ju dua shumë, Ju pasardhësit e Kryetrimit më të Bukur.

Faleminderit sa të ketë Jetë.

Huazuar nga portali: a-news24.com