o ISË! “Shkruaja një letër Ibrahim Rugovës, Pranoja se ia ke shkatërruar partinë!”

“Shkruaja një letër Ibrahim Rugovës. Dhe shko lexoja te kryet e varrit.

Pranoja se ia ke shkatërruar partinë, se vetëm kështu, duke ia treguar të ndjerit të vërtetën, e arrin katarsisin. Pa e arrit katarsisin nuk shpëron, e përtej katarsisit s’ka ku shkon. Dhe përmendja Rugovës se as në kohën e tij s’ka pasur aq demokraci.

Rugova nuk e ka pranuar asnjërin në takim, veç Skender Hysenin e ka pranu me ja shkund shpuzoret dhe për shërbime tjera të amvisnisë. Unë e di që kanë pritur me vite (s’po ua përmendi emrat) anëtarët e kryesisë të flasin me Rugovën dhe nuk i ka pranuar.

Nuk ka qenë egocentrik, por ‘nuk ka biseduar me askënd sepse i ka ditur të gjitha’.

Shkruaj për kujtimet e bukura kur kishe pushtet. Kur të vinin mbrapa e ta mbanin çadrën sa herë binte shi, e kur shoferi ta hapte derën e kerrit. Kur çdo gjë varej prej teje dhe bëhej veç qysh doje ti. Shkruaj për 3 për qindshin, menjëherë qetësohesh kur të kujtohet se ke vjedhur, je zbuluar s’je dënuar. Ku ka fat më i madh se ky.

Ji xhentil me veten. Mos rri në pizhama në shtëpi dhe mos ha shumë, torte. Mos e vesh më pelerinën e zezë deri te zogu i këmbëve, se i shastise popullin.
Nuk je vetëm. E ke veten.

Kimete Berisha