Platoni e ka falenderuar Zotin: “Faleminderit Zot që jam mashkull e jo femër“

“Platoni e ka falenderuar Zotin: ‘Faleminderit Zot që jam mashkull e jo femër’; (dhe Platonin e mësojmë në shkollë)

Çdo ditë në Lutjen e përditshme burri hebre i falenderohet Zotit: ‘Faleminderit Zot që s’jam grua’! Shopenhauer, Aristoteli, Fridrih Niçe e shumë të tjerë (gati krejt filozofët), kanë qenë shovinistë dhe e kanë parë gruan si qenie inferiore. S’di pse!

A është gruaja inferiore, apo burrit i duket e tillë! Pse i dukesh dikujt inferiore pa qenë ti inferiore! A jetojmë në dy realitete kontradiktore apo u dukemi ‘atyre’ inferiore shkaku se ata na duken neve ‘superiorë’! Se këtu një ‘problem’ është! Se, superioritetin ndaj grave burrat e kanë të sinqert!

Nuk ta bën për inat, por thjesht të sheh të tillë, më të brishtë dhe më të dobët’! Gruaja nuk është e lirë. Më lehtë është të çlirosh një komb nga armiku, sesa ta çlirosh gruan nga pushteti i një burri.

Prandaj, nuk prekem aspak nga hoxha Shefqet Krasniqi, bile jam e sigurt se me duart e veta ma kish qitë një kafe turke, pa asnjë kompleks.

P.S. Qe sa herë po u them se Dashuria duhet të rishkruhet, por s’di pse s’po më merrni seriozisht!”.

Kimete Berisha