Prokurorja Shqiptare “Nëna ime është serbe, mua m’ kaall muzika serbe” (Video)

“Vetura, bodygardët, rraga e madhe dhe tejra benificione që i ofron pozita e Prokurorës Speciale, kanë bërë që Fatimja, gruaja më e fort në Maqedoni.

Në realitet nuk është ajo Fatime që paraqitet, nuk është aq “burrëreshë” sa u bë, pasi ajo nga “mendjemadhësia” u fut në një rrugë duke treguar në realitet Fatimen gjoja “shqiptare”, e në anën tjetër në një intervistë tregon hapur për simpatinë e saj ndaj gjuhës, kulturës dhe këngëve serbe.

Me interes për ju:

Fatime Fetai në një intervistë për televizionin A1 të Maqedonisë. thotë: “Nëse duhet të zgjedh ndonjë gjuhë, ajo është gjuha serbe, sa do që të duket argëtuese të dëgjosh muzikë të huaj, muzika serbe është ajo që të kaall”.

Kur u pyet se cilat janë preferencat muzikore të prokurores Fatime Fetai? Ajo tha se: “Varet prej disponimit,por e pranon se më së tepërmi e pëlqen trubofollkun serb.

“Varet nga disponimi që kam. Nga turbofollku edhe pse shumë prej nesh na vjen turp ta pranojmë, deri te roku. Mirëpo nëse duhet të zgjedh ndonjë gjuhë, definitivisht ajo është muzika serbe”, ka deklaruar Fetai, e pyetur për preferencat e saj muzikore.

“Sado që të pëlqejë ndonjë muzikë e huaj, megjithatë muzika serbe është ajo që më pëlqen, që të kallë”, thotë Fetai.

Ajo ka përmendur edhe këngëtarin serb Aca Llukas, si këngëtar të preferuar, duke sqaruar se kjo është për shkak se ai është i “çmendur”, njëjtë sikurse e definon edhe vetveten. Këtë pjesë të deklaratës së prokurores Fetai mund ta përcillni nga minuta 12 deri në minutën e 13-të.”Trite-tret del!