“Pse Ramushi nuk është ka ju beson femnave”

“Gazetarja Kimete Berisha kohë më parë e kishte vënë në kandarë Ramushin ose Rambon siç njihet shumë nga fëmijët e lagjes time!

Vlerësim i bukur i Kimete Berishës dhe fjalë shumë të pjekura dhe të koordinuara në peshoren komunikim me Ramishin!Në këtë opinion kisha idenë që me përgjedhë disa nga fjalët e Kimetes dhe me ia dërgu selam Rambos!
Kimete Berisha, artistja e fjalës dhe dialektit të bukur të asj ane thotë:
E para:“Ramushi nuk u beson grave!
Ka konstatuar:

Vlora është ambasadore e Hashimit;
Vjosa është Presidente e Kurtit;
E ti, i kujna je, Ramush, po thotë Kimete Berisha!
E dyta:Ramush pse nuk po shkon me vizitu psikiatrin, helbete po ta ndal hazin me naj kokërr, se nuk dihet ndoshta ka ilaç edhe për smirën dhe neverinë tënde!
E treta:Ose shko shkruj najkun se mashkull më hiç se ty momentalisht nuk ka; qysh i thuhet gruas “je e këtij” e je “e atij”!
Nuk bën kështu, Ramush, do kishte thënë Kimetja!

E katërta: Ramush, njeriu s’mund të jetë pronë, edhe sikur të dojë vet, nuk privatizohet njeriu, apo ndoshta mundet, ndoshta po nisesh prej vetes, nuk e di unë!
Ndoshta ta ka bë bajat aq shumë naj grua (i lumtë, nëse po), sa tash ti ‘i fryen kosit’!
Ama e di se nuk guxon t’i thuash një gruaje ‘je e atij’ ose e ‘këtij’ se nuk ta lejon askush, as gramatika, vlerëson Kimete Berisha!

E pesta:Ramush, tjetër gjë që shqitarët ‘po ta lëshojnë rrugën’ e s’të marrin as seriozisht, se përndryshe stili juaj ndaj femnave të ze ligji!
E gjashta:Ramush, besa po don me ia kalu Ardian Kastratit, që i sheh femrat si ‘tul e dhjam’, kurse ti vashdimisht i sheh gratë si ‘prona’ të burrave.
Marre, do kishte thënë Kimetja.
Ky është fjalor i këndëshëm i Kimetes; me lexu e me u kënaq shumë, sepse ka porosi, ka mesazhe sa të duash!Dhe, dhe sipas Kimetes, Rambo menja n’Kosovën tonë po matet me okë, me hekter, me kandar!Suksese Kimete Berisha!”.

Liza B gazetare në A news24