Qajnë për bukë fëmijët e shqiptarëve, Por djali i Sali Berishës jeton në lagjen luksoze me vila 500 milionë lekë! (FOTO)


Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Berisha ka zgjedhur të jetojë në mesin e miliarderëve shqiptarë.

Një pjesë e madhe e tyre kanë zgjedhur të jetojnë bashkë në një kompleks shumë ekskluziv vilash të cilat aktualisht janë në treg me një çmim përallor prej 570 mijë euro më e ulëta deri në 1.7 milionë euro.

Këto janë çmimet në tregun aktual të agjensive imobiliare në Tiranë, të paktën të atyre që kanë afishuar çmimin e vilave që janë nxjerrë në shitje.

Ndërkohë që pjesa më e madhe për shkak të çmimit dhe informacionit shumë të rezervuar shpallen në shitje por sërish qëndrojnë ekskluzive. Këto janë pamjet nga ajri të kompleksit Luksoz ku Shkëlzen Berisha ka zgjedhur të jetojë së fundmi.