Sa jeni të kënaqur nga Vjosa Osmani dhe a do ta votonit prap?

Absurde i ka konsideruar deklaratat, Artan Murati, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani, se kjo e fundit po iu shërben interesave të caktuara partiake përmes kërkesës së parashtruar ndaj Gjykatës Kushtetuese për ndarjen e vendeve në KQZ në bazë të grupeve më të mëdha parlamentare.

Murati këto komente i ka bërë me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, teksa e ka komentuar edhe vendimin për hedhjen poshtë nga Gjykata Kushtetuese kërkesën e Osmanit për ulëset në KQZ.

“Ajo çfarë të paktën sqarohet nga ky Aktvendim, është se Gjykata trajton vetëm kërkesat për kompetenca të cilat burojnë nga Kushtetuta e jo edhe ato të bazuara në ligj.

Pra që emërimet e shkarkimet e parapara vetëm në ligj, e jo në kushtetutë, nuk janë çështje që trajtohen nga gjykata. Në pritje të publikimit të Aktvendimit të plotë, për ta analizuar në tërësi”, thuhet ndër të tjera.

“Ndërkaq, deklaratat se kinse kjo kërkesë e Presidentes drejtuar gjykatës për interpretim të kompetencave qenka shërbim ndaj partive të caktuara, janë absurditete të pabazuara të cilave nuk ka njeri racional në Kosovë që ju beson. Për më tepër, kjo po tregon degradimin e skajshëm të gjuhës krejt pa argument, edhe pse Presidentja ka vepruar me ndërgjegje të lartë institucionale kur i është adresuar Gjykatës para se të ndërmarrë veprime”, deklaron tutje ai.

Reagimi i tij për akuzat kundër Osmanit vijon pasi PDK, përmes një komunikate, e akuzoi për anshmëri politike.