Shefqet Krasniqi “selam“ Qëndrim Gashit, “Faj kanë këta që të kanë çua ambasadorë dhe që të durojnë“


Hoxha thotë se ambasadori Qëndrim Gashi nëse ka gabuar me deklaratën e tij, do të duhej të kërkojë falje, ndryshe ai ka kërkuar shkarkimin e tij.

“Faj kanë këta që e kanë çua ambasadorë dhe që e durojnë. Ky duhet shkarkuar menjëherë dhe t’i jepet mësim këtij dhe të tjerëve”, deklaroi Krasniqi, përcjell Telegrafi.

Hoxhë Shefqet Krasniqi ka komentuar edhe deklaratën e presidentit amerikan Donald J. Trump, kur kishte thënë se Kosova është vend mysliman.

“Po e paramendoj se Avdullahu dhe të tjerët kanë mbetur gojë hapur me atë deklaratë. A thua çfarë po thotë? Po thotë atë që je. Pse po mundohesh ta mohosh vetën tënde. A e di sa fallso del në këtë rast”, ka thënë tutje Krasniqi.