Shkoi për të punuar që ta mbajë familjen, 18 vjeçari kosovar v’des në vendin e punës (FOTO)

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 18-vjeçarit në Slloveni.

18-vjeçari vdiq derisa ishte duke punuar.

“Sot e kam vizituar familjen e 18 vjeçarit nga Nishori i cili ka ndërruar jetë në vendin e punës në Slloveni. U kam shprehur ngushllime dhe jam interesuar të kontaktoj zyrtarët e Ambasadës së Kosovës në Slloveni”, shkroi Muharremaj në Facebook.

Muharremaj thotë se është bërë kompletimi i dokumentacionit dhe kompania përgjegjëse do ta bëjë bartjen e kufomës.

“Kjo ngjarje është e rëndë si për familjen e poashtu edhe për ne. Së bashku duhet të gjejmë forcë ta tejkalojmë edhe këtë dhimbje të madhe”, shtoi ai.