Tërmeti i fuqishëm shkund Greqinë dhe Turqinë, ja si shemben godinat në Izmir (Video)


Një tërmet i fuqíshëm me mangnitudë 6.7 të shkallës rihter është ndjerë sot në mesditë në Greqi dhe Turqi.

Tërmeti i fuqishëm që u regjistrua pak minuta më parë në Detin Egje duket se ka lënë dëme të mëdha sidomos në qytetin turk të Izmirit.
Siç shihet në videon e mëposhtme, disa ndërtesa janë shembur, ndërsa dyshohet se ka persona nën rrënoja.
Sipas prefektit të Izmirit, ende nuk ka informacione për vi ktima, ndërsa shtoi se është ngritur grupi për menaxhimin e krízave.

Bëhet fjalën për zonën Alsancak, ndërsa forca e tërmetit llogaritet nga 6.6 në 6.9 i shkallës rihter.

Tërmeti është ndjerë edhe në qytete të tjera të Turqisë Ayd?n, Mu?la, Manisa, Denizli, Çanakkale, Bursa, ?stanbul, U?ak, Kütahya, Bursa, Yalova, Tekirda? dhe Edirne, por edhe në Greqi.