“Vakt o vakt! Na ishte koha kur putheshemi me serbianka!”

“Ç’është e vërteta edhe mua më ka bë vaki me u puthë gojë em gojë. Me serbë jo, me serbianka po. Mbaj mend kur kolektivi ynë kishte organizuar vizitë te V orri i Titos në të ashtuquajturën Shtëpi e Luleve në Beligrad.

Shokët e shoqet shkuan, ndërsa unë me Jelisaveten e Smederevës i patëm vu në sprovë të rrezíkshme këmbët e federin e krevatit në Hotel Ballkan. Ajo mua « dusho moja », edhe unë asaj dushë…

Sikur të varej nga vullneti i Jelisavetes së Smederevës, Kosova qysh atëherë do të bëhej Republikë e përtej Republike…

Ndoshta do të ishte interesante me sjellë historitë gojëemgojave të mia me serbianka të tjera. Aty do të provohej se edhe në krízat më të mëdha dhe në kohë tendosjesh e armíqësish, raportet s eksuale mes etníve të ndryshme zbusin gj akëra. Dhe nuk ndalen.

Ku je tash moj Jelisavetë!? A e mban mend kur ti e dalldisur nga performimi ynë më inkurajoje me thirrjen aq vlerësuese: To profesore, daj daj, daj josh profesore…

Derisa shokët e shoqet e mia i përuleshin Titë Tapallit, unë, gûjaz, çoja lart nâmin shqiptar në Serbi: Gojë em gojë me Jelisaveten.

Pos Mahmut Bakallit e Azem Vllasit, këta të dy ishin kampionë, nuk besoj se ka ndonjë shqiptarë tjetër që si unë me serbianka ta ketë luajtur me aq idikat e deri në trans sportin e gojëemgojës.

Vakt o vakt!”

Salih Kabashi