Veseli s’po lejohet në të pame, po mbahet i mbyllur në shtëpi (VIDEO)

Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli është duke qëndruar në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Kadri Veseli gjendet në Mitrovicë, kur policia e EULEX-it është parë tek shtëpia e tij, mirëpo sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes atij nuk po i lejohet të qëndrojë me personat e tjerë që kanë ardhur për ngushëllime, por ai po qëndron në shtëpi.

Kutjojmë, që në një njoftim për media nga Dhomat e Specializuara thuhet se përshkak të arsyeve humanitare që lidhen me v dekjen e babait të tij.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka lejuar vizitën e Veselit.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare,, Gjykatësi i Procedurës Paraprake e ka udhëzuar Regjistrin që të mundësojë një vizitë nën kujdestari në Kosovë për z.Veseli për të mbajtur zi me familjen e ngushtë.

I akuzuari mbetet në ndalim paragjyqësor dhe në ndalim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke i përkrahur Dhomat e Specializuara të Kosovës.”, thuhet në njoftim./gazetametro.net