Vuçiq: Në takim me Kurtin do të kërkojë “mbrojtjen e popullit serb në Kosovë”

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur sot për vazhdimin e negociatave me Kosovën që pritet të mbahen më 19 korrik.

Ai deklaroi se në këtë takim do të theksohej “mbrojtja e popullit serb në Kosovë si një kërkesë e fortë.”

I pyetur se si mund të ndihmoheshin serbët në Kosovë, ai u shpreh se “do të luftonin dhe kujdesheshin për njerëzit e tyre aq sa të munden me anë të Bashkësisë Ndërkombëtare.”

Lidhur me rastin e qytetares Dragica Gashic e cila u rikthye në Gjakovë, Vuçiq u mundua të fitonte pikë në rrafshin politik.

“Çështja e saj është vetëm një paradigmë për sa i shqetëson ky vend”.

Po ashtu, ai kritikoi mediat kosovare se si kishin raportuar për rastin e saj.

Gjithashtu, Vuçiq vuri në dukje se “Serbia nuk ka pasur autoritet faktik në Kosovë që nga viti 1999 dhe se nuk mund të bënte më asgjë jashta Bashkësisë Ndërkombëtare për “t’i mbrojtur ata njerëz [serbët e Kosovës] por që do të ndihmonte në forma tjera sa më shumë që të ishte e mundur”.