“Xheneti është në qiell, ndërsa xhehnemi në tokë”

O byrazerë!

Ka polemika në mesin e dijetarëve mysliman se xheneti dhe xhehnemi a janë krijuar ende, apo do të krijohen në Kijamet.
Kijameti a përfshin gjithë universin apo vetëm disa gjëra që dëshiron Zoti, edhe kjo është një çështje e gjatë.
Ibn Kajimi dhe shumë të tjerë e pranojnë se qiejt nuk do të shkatërrohen fare.

Edhe për ajetin (كل من عليها فان) ka interpretime të ndryshme.
Gojëdhëna ma e saktë që e transmeton Hakimi thotë: “Xheneti është në qiell, ndërsa xhehnemi në tokë”.
Të tjerat më shumë përngjajnë në thashetheme izraelite.
Çka dmth. fjala ‘qiell’ në Kuran, edhe kjo ka nevojë për debat.

Edhe për ringjaljen, dijetarët synit e pranojnë që ajo do të ngjajë në tokë, bile disa e kanë përcaktuar se “mahsheri” do të filloj në Siri.

Shkoni thirrni idhujt tuaj, le të vijnë e të na kundërshtojnë me argumente -nëse kanë- e lerini pollavrat!
Unë jam i hapur për debat më këdo që i ka studjuar këto çështje delikate!