Zbulohet ilaçi që të gjithë e keni në shtëpi e që e “zhduk“ 100 % koronavirusin


Një studim i fundit i kryer nga Kolegji i Mjekësisë në Pennsylvania, SHBA, të botuar në Journal of Medical Virology thekson se produktet e zakonshme të kujdesit dentar mund të de aktivizojnë koronaviruset te njeriu.

Në realizimin e studimit të tyre, të botuar në Journal of Medical Virology, studiuesit testuan produkte të ndryshme të kujdesit oral, si pastat e dhëmbëve dhe lëngjet që përdoren për shpëlarjet orale, dhe vunë re se shumica prej tyre inaktivizojnë 99.9% të virusit pas vetëm 30 sekondash.

Ndonëse studiuesit nuk testuan specifikisht SARS-CoV-2, virusin që shkakton COVID-19, ky i fundit është gjenetikisht i ngjashëm me koronaviruset e tjerë njerëzorë të testuar dhe e bën ekipin e studimit të besojë se rezultatet do të jenë të ngjashme edhe për koronavirusin e ri.

Autori kryesor i studimit, Craig Meyers, një profesor i shquar i mikrobiologjisë dhe imunologjisë, tha se rezultatet tregojnë se ngarkesa virale (sasia e virusit) në gojën e një personi të infektuar mund të zvogëlohet përmes produkteve të zakonshme të kujdesit oral, të cilat merren pa recetë dhe një gjë e tillë redukton fuqinë e transmetimit të sëmundjes.

Një tjetër studim i botuar në Journal of Infectious Diseases doli në përfundime të ngjashme./SYRI.net