“Zoti ju lashtë shnosh!”: Deputeti i PDK-së u shpreh ngushëllime Kurtit e VV-së për Ivanoviqin

Hisen Berisha, deputeit i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, ka çuditur kur me dorën në zemër, ka shprehur ngëshillimet e tij, me fjalët “Zoti ju lashtë shnosh”, ndaj kryeministrit Kurti, qeverisë e deputetëve të VV-së, në emër të siç tha ai burrave të PDK-së.

“Ndjej keqardhje por nuk befasohem, nga ajo që u dëgjua në hyrje të kësaj séance, keqardhjes të madhe që treguat për humbjen që kishit pasë për Oliver Ivanoviqin, dhe diplomacisë strategjike që keni bërë me atë deklaratë të Kryeministrit, që prapë është keqperdorim të atij që ka vdekë.

Nuk befasohem e besoj nuk befasohen as qytetarët e Kosovës, dhe më lejoni në fund, kryeministrit, dhe krejt qeverisë që janë për kryeshnosh, edhe naj deputeti që u ndje keq për këtë humbje t’i shpreh ngushëllime. Zoti ju lashtë shnosh, në emër tem, dhe në emër të krejt këtyre burrave këtu të Partisë Demokratike.”- u shpreh Berisha.

Sigurisht këto deklarata vijnë pas videos së Kurtit, i cili pati fjalët më të zgjedhura për siç e quajti Konjufca sot, kriminelin Ivanoviq.