Albin Kurti është ‘zgërdhier’ me Vuçiqin, duhej të jepte dorëheqje posa u kthy nga SHBA

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka komentuar vizitat e kryeministrit Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimin e tij me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Limaj e quan s kandal fjalimin e Kurtit në Këshillin Atlantik.

“Nuk ka skandal më të madh që mundet të bëj një kryeministër i një vendi.

Kurti na konsideronte tradhëtar në çështjen e dialogut, e tani është duke u zgerdhier me Vuçiqin. Çfarë ndodhi në Washingon.

Albin Kurti është dashur të jepte dorëheqje posa u kthye nga Washingtoni, për amnistimin që ja kë bërë Vuçiçit”, tha Limaj në Kanal10.