Albin Kurti i ka lënë qytetarët e Kosovës pa viza

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është personi i cili ka bërë që procesi i liberalizimit të vizave të ngecë me veprimet e para disa viteve me gazin lotsjellës.

Ai ka thënë se Kurtit tash i mbetet t’i përmbushë disa kritere, duke filluar nga largimi i ministrave me aktakuza.

“Janë disa kritere që i mbeten atij t’i plotësojë sot, e para është që t’i largojë ministrat që i ka në qeveri me aktakuzë, edhe shefes së GP të tij iu ka konfirmuar sot aktakuza, është mirë të marrë masa që ta fitojë besimin e BE-së. Qeveritë e kaluara kanë arritur t’i plotësojnë kriteret për liberalizim të vizave.

Është një person që ka pasur ndikimin kryesor që qytetarët e Kosovës të mos kenë liberalizim të vizave, pesë vite me ato protesta e gazin lotsjellës i ka lënë qytetarët pa viza”, ka thënë Gjoshi.

Për dialogun, Gjoshi tha se Kurtit i mungon komplet ekspertiza dhe se qeveria është e papërvojë. Kurti sot në Bruksel ka kërkuar liberalizimin e vizave duke thënë se Kosova është vendi i vetëm në Evropë pa të.