Albin Kurti: S’kanë me mujt me vjedh mo me qeverinë tonë hajnat!

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë vizitës në lagjet 028 dhe 029 në Fushë Kosovë, ka thënë që ditën e zgjedhjeve, do të festojnë, sepse sipas tij, do t’i kenë më shumë se 61 deputetë në Kuvend.

Kurti tha që nuk do të ketë diskrimin për qytetarët e Kosovës dhe se do të trajtohen në mënyrë të barabartë.

“Ne po përpiqemi ta bëjmë ditën 25 orë, pasi 24 i kemi bërë.

Para disa javësh, i kemi ndezur motorat dhe turbinat.

E të dielën me14 shkurt, do të festojmë shumë sepse do t’i bëjmë 61 deputetë e përpjetë”.

“Gjatë qeverisjes në pranverën e vitit 2020, unë kam pasë raporte shumë të mira me Elbert Krasniqin.

Ne, nuk do të bëjmë kurrfarë dallimi dhe diskriminimi për qytetarët e Kosovës, por bashkarisht do t’u ndihmojmë që ta eliminojmë varfërinë ekstreme dhe ta rrisim punësimin e sidomos punësimin në profesion, të cilin e lidhim me arsimin e shkollimin.

Nuk bën shteti për dikë me qenë nënë e dashur, e për dikë njerkë e hidhur.

Duhet me qenë i barabartë për krejt”.

Në ditën e fundit të fushatës, Kurti tha se do të jenë të fokusuar shumë tek fëmijët.

“Do të ndikojmë më së shumti te fëmijët, sepse fëmijët e varfër duhet t’i nxjerrim nga varfëria edhe kur familja është e varfër.

Shteti duhet të ndërhyjë jo me p olici, por shteti social me ndihma dhe me shtesa në mënyrë që të mos kenë dh embje barku e koke, ata që janë të uritur”.

“S’kanë me mujt me vjedh mo me qeverinë tonë. Hajnat e kanë vendin në b urg, shteti duhet me qenë pa hajna”, u shpreh Kurti./klankosova