Albini paketon keksat dhe thotë “ka edhe keksa tjerë që duken si “Sempre” po s’janë “Sempre”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënë bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati kanë vizituar ndërmarrjen “Liri”, në Prizren. Fabrikë kjo që bën prodhimin e keksave “Sempre”.

Kurti gjatë vizitës së tij shfyrëzoi rastin që të angazhohet edhe me “punë”, ku në fotografitë që publikoi Zyra e Kryeministrit, ai u pa duke i paketuar keksat “Sempre”.

Gjithashtu, Kurti zgjodhi fjalët më të mira për keksat dhe bëri thirrje për kujdes pasi sipas tij, “ka keksa që duke si sempre por nuk janë sempre”.

Më tej, ai garantoi për shijen e mirë të këtyre keksave.

“Keksat sempre na i provuam këtu, janë shumë të mirë, ka edhe keksa tjerë që duken si sempre po s’janë sempre, kështu që keksa sempre janë ata të mirë dhe sempre do të thotë gjithmonë, pra ka keksa që duke si sempre por nuk janë sempre. Keni kujdes aty të shkruan sempre e e dini prej nga vijnë dhe unë ju garantoj që janë shumë të shijshëm.” – ka thënë Kurti në deklarimin e tij pas vizitë në fabrikin “Liri”.

“Unë ka më shumë se një dekadë që e kam përcjellur veprimtarinë dhe zhvillimin e fabrikës “Liri” dhe mund të them që prodhimet e kësaj fabrike janë cilësore dhe gjithashtu gjithnjë e më shumë po bëhen pjesë e tryezave të qytetarëve të vendit tonë.” – ka thënë Kurti ndër të tjera.

Gjithashtu, Kurti ka thënë se: “Qeveria e Republikës së Kosovës ju qëndron pranë prodhuesve dhe dëshiron që ata të kenë sa më shumë sukses që t’ju shtohen rezultatet e të arriturat. Meqenëse shtimi i bizneseve private, i ndërmarrjeve prodhuese siç është edhe fabrika “Liri”, në njërën anë e rrit kontributin për buxhetin e Republikës së Kosovës dhe në anën tjetër e zvogëlon papunësinë në Kosovë.”

Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë e Kurti gjatë procesit të paketimit të keksave: