Ambasada Amerikane në një njoftim ka thënë se përkushtimi dhe miqësia për Kosovën nuk është lëkundur kurrë!

Zyrat e përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, më 8 prill të vitit 2008 ishin kthy.er në Ambasadë.

Në një njoftim të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë thuhet se vendndodhja e përfaqësuesve mund të ke.të ndryshuar por se miqësia dhe përkushtimi për Kosovën nuk është lëkundur kurrë.

“13 vjet më parë, më 8 Prill 2008, pasi Kosova fitoi pavarësinë e saj, zyrat tona u bënë Amba.sadë.
Teksa emri, vendndodhjet dhe ndërtesat tona mund të kenë ndryshuar, miqësia dhe përkushtimi ynë për Kosovën dhe kosovarët nuk është lëkundur kurrë”, shkruhet në njoftimin e Amba.sadës në rrjetin social Facebook