Amerikanët ja “ngrehin veshin” Josep Borrellit për situatën në Veri – Mbështetje e madhe për Kosovën nga Amerika

Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken dhe kryediplomati i BE’së Josep Borell kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor pas takimit që kanë pasur javën e fundit në Washington. Në këtë komunikatë të përbashkët është vendosur vetëm qëndrimi amerikan sa i përket aksionit të fundit të Poicisë së Kosovës në veri të Republikës së Kosovës ku konstatohet e papranueshme mënyra se si qytetarët i janë përgjigjur aksionit të Policisë së Kosovës për vendosje të rendit dhe ligjit në atë pjesë të territorit.

Përfaqësuesi i BE’së për Politikë të Jashtme Josep Borell aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit e kishte quajtur si një lëvizje të njëanshme dhe të pa koordinuar që rrezikonte sigurinë në atë pjesë.“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Aksionet e njëanshme dhe të pakoodinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme” kishte shkruar Borell më 13 tetor 2021.

Sipas tij të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.Megjithatë reagim krejt tjetër nga Borell kishte pasur Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Këta të fundit në një përgjigje për Gazetën Express kishin deklaruar se janë të shqetësuar me mënyrën se si ishte reaguar në veri të vendit ndaj aksionit të Policsë për vendosjen e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Kosovës.“SHBA’ja është e shqetësuar nga përgjigja që ju dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territoin e Kosovës.

E gjithë dhuna e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve mediave ose qytetarëve është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligit. Bëjmë thirrje për qetësi” ka thënë ky zëdhënës për Express i pyetur për zhvillimet e ndodhura gjatë aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri të Kosovës.

Megjithatë pas takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken në Washington Borell është pajtuar për një komunikatë të përbashkët në të cilën shkruhet ajo që kryediplomati spanjoll nuk e kishte thënë ditën e aksionit. Në deklaratën e përbashkët të lëshuar sot thuhet se është e papranesme dhuna ndaj qytetarëve gazetarëve policisë apo autoriteteve të tjera.