Analisti Syla: VV është kthiza e budallakut ideologjik, më të vjetër se Partia e Punës


Një deklaratë e z.Bulliqi po kontestohet nga analisti Valon Syla.

Syla konsideron që pretendimi i Bulliqit se “partitë e vjetra janë bërë bashkë” është në të vërtetë i pasaktë sepse “konceptet dhe mendimi politik” e bëjnë Vetëvendosjen më të vjetër se të gjitha partitë, “e në disa raste edhe më demode se Rexhep Qosja në mendime e më dogmatik se marksistët e Partisë së Punës.”

Statusi i plotë i Valon Syles

Bulliqi po thote, partite e vjetra janë bërë bashkë… e kishe VV parti e re… e vërtetë nëse shikohet me data kur janë themeluar… por jo edhe me koncepte dhe mendim politik. Vetëvendosje, Albin Kurti e Bulliqi janë ma të vjetër në mendime se të gjitha partitë, ata në disa raste janë edhe ma demode se Rexhep Qosja në mendime, e ma dogmatik se marksistat e Partisë së Punës

Ju parti e re? Kthiza e budallakut ideologjik jeni. Një çorbë e ideologjive përplotë me ‘izëm’ .. popullizëm, komunizëm, socializëm, islamizëm dhe dogmatizëm. Çka paska të re këtu, përpos do deputetëve të ri që duken si 6 muajsh që ju përfaqësojnë në parlament.

Qysh parti e re kur njerin ma të flliqt në 10 vitet e fundit në politikë parlamentare e shpallë kandidat komune.