Arbana Xharra: Erdogani është armik i perëndimit, mik i Rusisë e vella i shqiptarëve

Gazetarja Arbana Xharra ka reaguar në Facebook pas vizitës së djeshme të Presidentit turk Erdogan në Shqipëri.
Xharra shkruan se sot Erdogani është armik i perëndimit, mik i Rusisë e vella i shqiptarëve.

“Sepse Erdoganin sot nuk e pret as Franca, as Gjermania e as një vend perëndimor. Ai pritet me nderime të larta nga Shqipëria, Serbia e Rusia”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Erdogani nuk u thirr në Samitin e Demokracisë që u organizua nga Presidenti Biden në dhjetor, SHBA nuk ka pranuar as kërkesën e vazhdueshme të Erdoganit për blerjen e aeroplanëve ushtarak F-16, për shkak se Turqia në kundërshtim me NATO-n ka marrë anti-rraketorin S-400 nga Rusia. Sot Erdogani është armik i perëndimit, mik i Rusisë e vëlla i shqiptarëve. Shqipëria ka dështuar të shnderohet në vend Evropian, është shteti më i varfër i Evropës. Erdogani i cili vendin e vet aktualisht e ka në krizë të madhe ekonomike, sjell miliona në Shqipëri për të shtrirë ndikim. Sepse Erdoganin sot nuk e pret as Franca, as Gjermania e as një vend perëndimor. Ai pritet me nderime të larta nga Shqipëria, Serbia e Rusia.