Arben Ahmeti: Veq nëse e shkel treni i Fushë-Kosovës Albini nuk bëhet Kryeministër, përndryshe e ki Kryeministër


Drejtori i Televizionit Kanal 10 , Arben Ahmeti ka thënë se Albin Kurti mund të akuzohet për majtistë, apo që është kundër politikave amerikane por për dy gjëra i ka me vete qytetarët.

Ahmeti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin ka thënë se Albin Kurti mund të akuzohet për shumë gjëra por në dy pika ai është shumë i fuqishëm para syve të elektoratit.

“Këto dy pika janë shumë të thjeshta: Mungesa e korrupsionit dhe intelegjenca në raport me politiken e brendshme. Pra Albin Kurti ka përballë vetes njerëz të korruptuar dhe të padijshëm. Duke pasur përballë rival të korruptuar apo të padijshëm Albin Kurti shkëlqen”, tha ai, përcjell Telegrafi.