Ardian Ismajli: Më kritikuan të paditurit dhe injorantët, te Kosova as s’kisha e as s’kam konkurrencë!

Ardian Ismajli: Më kritikuan të paditurit dhe injorantët, te Kosova as s’kisha e as s’kam konkurrencë!

“Flasin të paditurit dhe injorantët. Konkurrencë në repartin e mbrojtjes në Përfaqësuesen e Kosoves nuk kam pasur dhe as që kam, këtë e dinë të gjithë për momentin. Ndërsa në Kombëtaren shqiptare në repartin e mbrojtjes konkurrenca është shumë e madhe dhe kjo ndikon pozitivisht tek të gjithë futbollistët, na stimulon që të punojmë shumë. Klubin e dua dhe jap maksimumin ndërsa për kombëtaren është privilegj të luash dhe të përfaqësosh kombin. Është obligim kombëtar që ta dërgojmë sa më lart. Ky është movimi im që të jap maksimumin në çdo ndeshje, qoftë ajo miqësore apo zyrtare”., tha Ismajli për Insportin.

Leave a Reply