“As Albini, as ju s’mundeni me marrë motorin, ti polic në kofsh p* nane deshe uniformën”

Një zyrtar policor është k ërcënuar dje në rrugën nacionale “Rrustem Hyseni-Historiani” në Vushtrri nga një 41-vjeçar. Gjithçka dyshohet se ndodhi për një motoçikletë. Sinjali ka mësuar se si u kanos Policia dhe ju sjellë më poshtë detajet.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se fillimisht, Njësia e Trafikut rajonal ka vërejtur një fëmijë duke drejtuar një motoçikletë në këtë rrugë nacionale dhe ka intervenuar për ta larguar, që t’i shmanget rr ezikut që mos të pasonte, si dhe kanë ftuar babain e fëmijës.

Pasi ky i fundit ka dalë në vendin e ngjarjes, patrulla policore i ka kërkuar që të ketë kujdes për fëmijët, ndërsa e kanë njoftuar se meqë mungon dokumentacioni për automjetin me të cilin lëvizte fëmija, atëherë duhet ta konfiskojnë.

Në atë moment ka eskaluar situata. Burimet e Sinjalit njoftojnë se Policia është ballafaquar me babain e fëmijët, pasi ky i fundit iu ka drejtuar më fjalë k ërcënuese.

Sinjali mëson se i dyshuari u kishte thënë policëve: “As Albin Kurti e as ju nuk mundeni me ma marre motorin, e ti polic në kofsh p*** nane deshe uniformën e hajde të kallxoj kush jam”.