“Babai e v rau nënën para syve tonë” – Rrëfimi i Lenes nga Kosova që u rrit nga prindër zviceranë

Rrëfim i jashtëzakonshëm i vajzës, që ka lindur në Kosovë por që u rrit nga prindërit zviceranë. Kthimi i saj në vendlindje vite më vonë është histori në vete. Lena nga Kosova, pas 20 vitesh ishte kthyer në vendlindje për të takuar familjen e nënës së saj të cilën bashkëshorti e v rau para syve të fëmijëve të tyre. Në kohë l ufte në Kosovë kur Lena ishte dy vjeçe kishte emigruar bashkë më prindërit në Zvicër dhe më vëllain që në atë kohë ishte gjashtë vjeçar, dhe si refugjatë ishin vendosur në një kamp për azil. Atë kohë prindërit vajzës kishin filluar të kishin probleme dhe se shteti i kishte vendosur ata në një qendër mbrojtëse, por babai i saj kishte blerë një r evole diku dhe kishte shkuar atje në qendër dhe në prani të dy fëmijëve kishte v rarë nënën e tyre.

Institucionet ligjore në Zvicër kishin kërkuar një familje për t’i dërguar dy fëmijët që kishin mbetur pa nënë dhe se babi ishte në b urg dhe e i kishin dërguar të një qift ku të dytë kishin qenë zviceran.

Lena kishte pasur një fëmijëri të mirë e të lumtur më “prindërit zviceran”, dhe kontakti më familjet e babit të saj në Kosovë ishte shkëputur kurse familja e nënës nuk kishin guxuar ti kërkojnë fëmijët. Në shkollë ishte b ullizuar shumë për shkak të gjuhës dhe rastit që kishte pasur dhe se fëmijët e kishin p ërqeshur shumë.

Lena gjithmonë kishte dashur të takoj familjen e nënës por jo edhe të babit. Ajo në një ditë vendos më u kthye në Kosovë dhe më kërkua vendin nga ishte nëna e saj dhe në bazë të dokumenteve që kishin prindërit adoptues ajo kishte arritur të gjej fshatin e Lipjanit prej nga i vinte nëna.

Vajza shqiptare e rritur në Zvicër edhe pse kishte frikë nga aeroplani ajo ishte nisur për Kosovë derisa në aeroplanin e njëjtë ka qenë këngëtari Ledri Vula për të cilin thotë se e pëlqen shumë. Pasi kishte arritur në Kosovë kishte shkuar tek fshati i nënës se saj dhe në xhaminë e fshatit ishin dhe v arrezat aty kishte parë mbiemrin e nënës se saj.

Kishte vazhduar në fshat duke kërkuar familjen e nënës së saj dhe në derën e gjelbër ku i kishin thënë të shkonin kishte takuar një grua që ishte në të vërtetë gruaja e dajës e cila sapo ia kishin treguar historinë kishte filluar të çante shumë dhe se edhe Lena kishte qenë mjaft e emocionuar.

Më pas kishte kërkuar të dinte nëse ka edhe anëtarë tjerë të familjes dhe ajo i kishte thënë se ka një familja shumë të madhe, por që gjyshërit apo prindërit e nënës se Lenës kishin ndërruar jetë dy vite më parë, dhe kishin qenë dy v arrezat që kishte parë të xhamia e fshatit, v arrezat e gjyshërve të saj. Më pas ishte takuar e kishte folur më gjithë familjen e nënës së saj dhe kishte mbajtur kontakt më ta.

Lena edhe pse dy vjeçare thotë se i kujtohet pak momenti t ragjik kur babai i v ret nënën para syve të saj.

“Gjithmonë e kam ditur se nuk janë prindërit e mi biologjik dhe e kam ditur që kujtimet e mia të para se ata më kanë rritur. Si je ndjerë në familjen zvicerane? E ndiej vetën si zvicerane, por edhe si shqiptare, në kulturë si zvicerane por në muzikë e ushqim e ndjej vetën si shqiptare dhe më gj ak jam shqiptare” ka thënë ajo.

Lena kishte vizituar edhe tezën e saj në Gjermani që thotë se i përngjan shumë nënës se saj. Vajza që u rrit si zvicerane por që më gj ak është shqiptare e sheh vetën të jetoj në Zvicër, por që burrin dëshiron ta ketë shqiptar, dhe se tregon se ka raporte shumë të mira më prindërit zviceran, por që nuk jeton më ta./Albora.ch