Babai ua solli paratë nga Zvicra, por ja çka i ndodhi kësaj familje nga Kosova


Gazeta Express ka qëndruar sot në Dremjak ku janë dhënë detaje se si është kryer vjedhjaa. Në momentin që hajnat i kishin hyrë në shtëpi, familja ndodhej për darkë te të afërmit. Hekuran Muhaxheri tregon kronologjikisht ngjarjen.

“Mbrëmë rreth orës 19:30 jemi kan tu hanger darkë me familje, në shtëpinë tjetër i kemi pas paratë, kanë hi hajnat i kanë marrë, i kanë marrë tri kaca, aty janë kanë paret edhe ari.

Vlera dikun janë kanë 44 mijë euro 2500 franga edhe me ari rreth 60 mijë euro vlerë”, tha Muhaxheri.

Shtoi se pasi hajnat kanë dalur nga shtëpia, janë takuar me djalin e axhës së tij. Të cilit nën kërcëniimin e aarmës i kanë kërkuar të largohet nga rruga dhe më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.