Bajram Gashi: Etem Arifi është i pafajshëm, unë kam gënjyer (VIDEO)


Bajram Gashi, Drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim” thotë se paratë e marra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për t’u siguruar fonde komunitetit ashkali dhe egjiptian për festimin e ditës flamurit i mori për vete.

Pas lirimit Gashi thotë se deputeti Etem Arifi nuk është fajtor, derisa thotë që iu ha kmor deputeti Arifi pasi që ky i fundit nuk e punësoi atë si shofer, njofton Klan Kosova.

E për këtë bashkë me avokatin e tij Gashi më 23 nëntor ka dorëzuar deklaratën e tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke dhënë kështu krejt tjetër version nga i pari.