Bashkëshortja e Gold Ag: Dashninë tonë më të plotë tash e bënë djali jonë Guerili


Gold Ag dhe bashkeshortja e tij, Ermira janë bërë prindër të një djali, i cili erdhi në jetë më 28 nëntor.

Është Ermira ajo e cila ka zgjedhur fjalët më të mira për të përshkruar ardhjen në jetë të Guerilit, transmeton IndeksOnline.

“Faleminderit zot, për dhuratën më të bukur në jetë djalin tonë, faleminderit dashni arianagushi, tash dashnin tonë e bënë edhe më të plotë Guerili”, ka shkruar mes tjerash ajo, në llogarinë e saj në Instagram.