Bashkimi Evropian jep Lajmin e Fundit për Kufijtë, Ja Vendimi i ri që pritet…


Komisioni Evropian ka shprehur edhe një herë mbështetjen për Marrëveshjen e Schengenit, me presidenten Ursula von Lejen që ka thënë se kthimi i kufijve duhet të mendohet vetëm si zgjidhje e fundit.

Schengeni lejon qarkullimin e njerëzve dhe mallrave ndërmjet shumicës së shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.Përkrahjen e ruajtjes së lëvizjes së lirë Lejen e ka shprehur gjatë një takimi që ka pasur me ministrat e shteteve anëtare.

Ka thënë se është qenësore për ekonominë evropiane që të vazhdohet me këtë formë funksionimi.

Megjithatë, shefja e krahut qeveritar të Bashkimit Evropian ka bërë thirrje për më shumë përgjegjësi në mesin e vendeve anëtare.