Baton Haxhiu: Albin Kurti është produkt i Edi Ramës

Duke folur për zgjedhjet në Kosovë dhe fitoren e Albin Kurtit mes Vjosa Osmanin, në emisionin “Opinion” është diskutuar edhe mbi ndikimin që Kurti ka në Shqipëri.

Lidhur me këtë argument, analisti Baton Haxhiu tha se në Shqipëri nuk ka një fuqi politike të Albin Kurtit dhe se Kurti është produkt i Edi Ramës.

“Problemi në Shqipëri është që i mungon një hapësirë politike për një gjeneratë, e cila nuk është përfaqësuar dhe nuk është pak, është diku tek 34%.

Ende nuk ka një lider të gatshëm të marr përsipër udhëheqjen e atij kontingjenti votash.

Unë besoj më shumë ka një ambicje për të ndërtuar fuqinë e pafuqishme të Kurtit në Shqipëri, për arsye se i duhet një pjese të elitës politike, se sa është e vërtetë që ka një fuqi të Albin Kurtit në Shiqpëri.

Albin Kurti në Shqipëri është produkt i Edi Ramës.

Në një moment historik te konfliktit me Thaçin, ai ja shtrin dorën Kurtit….”, u shpreh Haxhiu./express