BEFASI: Ky është kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës

Gazeta Express ka mësuar se Përparim Rama do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës.

Rama është arkitekt i njohur nga Londra.

Arkitekt Rama nuk ka dhënë kurrfarë prononcimi për zgjedhjen e tij si kandidat.

Ai është takuar gjatë ditës së djeshme me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

Kandidaturën për kryetar të Prishtinës deri tash e ka konfirmuar edhe Daut Haradinaj, ndërsa nuk dihet nëse do të rikandidojë për një mandat të tretë Shpend Ahmeti.