Befason Isa Mustafa: Biden më ka thënë votojeni demarkacionin


Mustafa në Rubikon ka thënë se Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, si zëvendëspresident gjatë vizitës në Kosovë kishte thënë se vendit do t’i liberalizoheshin vizat nëse do të votonte pro kalimit të demarkacionin me Malin e Zi.

“Kemi pasë përfaqësuesit ndërkombëtarë, edhe Biden që kërkoi që ta votojmë demarkacionin. Biden më ka thënë: “Më vjen keq, unë jam Zëvendëspresident i SHBA-së dhe flas që atë flet Presidenti Barack Obama. Obama kërkon që demarkacioni të votohet sepse jemi të bindur se kufiri është aty dhe nëse kjo bëhet do t’i arrini kushtet e BE për vizat”.