Bekim Jashari: I ka dek nana haraqit në Skenderaj


“I ka dek nana haraqit në Skenderaj, duhet me ua hap rrugën investitorëve vendor dhe të huaj”, është frazë që kryetari Jashari disa herë e ka përmendur nëper intervistat e tij publike.

Në kuadër të hapjes së vendeve të reja të punës,Krytari Bekim Jashari që nga dita kur mori timonin e Skenderajt, ka përmendur një park të biznesit në fshatin Marinë. Mirëpo që kjo të realizohet është duke tentuar që të sjellë investitorë.

“Jemi duke u angazhuar në sjelljen e investitorëve në komunën tonë dhe tani jemi në fazën e fillimit të investimeve infrastrukturore në parkun e biznesit pasi e kemi kthyer tokën në pronësi të komunës.

Kështu do të krijojmë kushte të favorshme për investitor për të hapur vende të reja të punës”, ka thënë Jashari gjatë një dëgjimi buxhetor në muajin gusht.Kurse theksojmë se në kohë pandemie, Komuna e Skenderajt për të ndihmuar bizneset komunale dhe OJQ-të ka marrë vendim për lirimin e bizneseve nga taksa e shfrytëzimit të hapësirave publike dhe përkrahjen e OJQ-ve me hapësira të zhvillimit të aktiviteteve të tyre pa pagesë.