Berisha-Besnik Bislimit: Dorëhiqu – tradhtar, çetnik , UÇK’në e dorëzove te Serbia

Analistja Kimete Berisha përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar ndaj deklaratës se zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka thënë se gjatë takimit në Bruksel pala serbe është pajtuar që të hapën arkivat, duke përfshirë edhe ato të UÇK-së.

Berisha ka kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Bislimi duke e quajtur edhe tradhtar, çetnik.

“Ti qenke tradhtar! Për kë punon ti? Kush je ti! Dikush duhet rë zbulojë pse nuk merresh ti me krimet e Serbisë por me prodhimtarinë dhe fabrikimin e ‘sekreteve’ të UÇK-së!
Kjo çfarë ka bërë Besnik Bislimi është një tragjedi kombëtare.
DORËHEQJE!”, ka shkruar Berisha.