Bufi ironizon me 10 përqindëshin e Trustit: M’u nxinë flokët dhe i humba 39 kg


Fatmir Spahiu ka ironizuar me çështjen e trustit.Në Kuvendin e Kosovës dje (e premte) ka kaluar Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ky projektligj i hapë rrugë çështjes së 10 përqindëshit të Trustit, ku qytetarët pas pak ditësh do të jenë në gjendje t’i marrin kursimet e tyre.

Lidhur me këtë, aktori Fatmir Spahiu ka ironizuar me një postim, ku shkruan “Pas lajmit per trustin, mu nxine floket dhe i humba 39 kg!”.

Nryshe, kolegu i tij, Shkumbin Istrefi, me anë të një videoje tregoi se si “Kafeneja Jonë” e kishte parashikuar çështjen e Trustit para shumë vitesh.